Stuhi e fuqishme breshëri në Plloqicë të Malishevës
Ani pse temperaturat e larta kanë mbizotëruar këto ditë, duke se sot moti u karakterizua me shi dhe breshër.
Në disa vende të Kosovës pasditen e sotme ka pasur reshje shiu, mirëpo në disa të tjera edhe breshër.
Sot gjatë ditës në Plloqicë të Malishevës ka pasur stuhi të fuqishme të breshrit.
Në disa video të publikuara nga Gazeta Nacionale shihet se breshëri ka zbardhuar tokën në këtë fshat.