Strategjia perfide e Kurtit: Synon kamuflimin e Asociacionit me një emër tjetër - NACIONALE

Strategjia perfide e Kurtit: Synon kamuflimin e Asociacionit me një emër tjetër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presioni amerikan për themelimin e Asociacionit duket se ka dhënë rezultate. Liderët institucionalë të Kosovës më nuk po janë aq kundërshtues për këtë çështje. Ata kanë filluar të mendojnë për mënyrën e implementimit të këtij obligimi ndërkombëtarë.

Kryeministri Albin Kurti, i cili deri me tani e ka kundërshtuar fuqishëm formimit e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, tani po mendon për një strategji dalëse, transmeton gazeta Nacionale.

Për t`i arsyetuar kundërshtimet ndaj kësaj çështje, ai po synon ndryshimin e emirit të asociacionit, të cilët ai e quante "Zajednicë".

Për ta bërë atë më të pranueshme tek elektorati i tij, kryeministrit Kurti po tenton që asociacionin ta kamufloi me një vetëqeverisje të fuqishme për serbët e Kosovës.

Në esencë përmbajtja e këtij organizimi do të jetë e njëjtë, por emri do të jetë ndryshme.

Tani edhe mbështetësit e kryeministrit Albin Kurti nëpër debate kanë filluar të thonë se Kosova duhet të mendoj për një vetëqeverisje të fuqishme për serbët.

Këtë strategji e ka vërejtur edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti tani janë duke menduar ndryshimin e emrit të asociacionit.

Besoj e kanë një dalje, janë ka mundohen me e kamuflu me emen diqysh”, ka thënë Haradinaj në emisionin Pressing.

Lideri i AAK-së ka bërë me dije që synimi i Kurtit është që asociacioni të zëvendësohet me vetëqeverisjes.

Sipas tij, përmbajtja do të jetë edhe më problematike.

Jo përmbajtjen, sepse përmbajtja është më e vështirë se në të kaluarën, por diqysh me e përfshi si vetëqeverisje. Vetëqeverisje ose do të gjejnë ndonjë formulë. Asociacionin në obligime ndërkombëtarë do të jetë ai që është, por me ia ngjitë një emen tjetër, nëse mujnë”, ka thënë Haradinaj.

Ai është shprehur se kryeministri Kurti do ta pranojë marrëveshjen, të cilën e parasheh plani franko-gjerman.

"Përshtypja ime është se Kurti do ta nënshkruan marrëveshjen. Kurti është ka e krijon krejt këtë dramë për me e lëshu pe në fund, me e kry punën”, ka thënë Haradinaj.

Ditë më parë, edhe aktivisti i VV-së, Sadri Ramabaja, ka thënë se nuk ka problem që serbëve të iu jepet një formë e fuqishme e vetëqeverisjes lokale.

Sipas tij, plani franko-gjerman parasheh një hapësirë të tillë.

Sigurisht që ndonjë formë e vetëqeverisjes lokale, ne e kemi thane edhe këtu, do të duhej të gjendet për shkak se ne nuk mund të ecim tutje me këtë problem nëpër këmbë. Dhe projekti franko-gjerman i jep hapësirë kësaj çështje për një vetëqeverisjes lokale të fuqishme. Pse mos ta kenë serbët universitetin e fuqishëm në Mitrovicë, spitalin e fuqishëm në Graqanicë, që investohet edhe prej neve, jo vetëm prej tjerëve”, është shprehur Ramabaj në emisionin Presing.

Në të njëjtin emision edhe analisti Valon Syla ka thënë se synimi i Kurtit është vetëm të ia ndërron emrin asociacionit.

Albin Kurti po mundohet që asociacionin me e kontrabandu, qysh po thotë Rambaja, me një planë shumë të mirë franko-gjerman. Pra, me ia ndërru emrin, me ia lon diqysh tjetër, por në fund me dalë që është i njëjti”, ka thënë Syla.

Ndryshimi i Kurtit

Kohëve të fundit, kryeministri Albin Kurti e ka zbutur kundërshtimin ndaj temës që e kishte kundërshtuar fuqishëm sa ishte në opozitë.

Tani ai duket se është i gatshme të diskuton për këtë çështje.

Gjatë vizitës në Austri, kryeministri Albin Kurti për herë të parë ka thënë se çështja e Asociacionit mund të diskutohet brenda propozimit franko-gjerman.

BE-ja dhe Borrelli insistojnë që ai plan të quhet propozimi i BE-së, i përkrahur nga Gjermania e Franca. Këtë e pranoj plotësisht. E kemi pranuar këtë propozim më 9 shtator. Është bazë e mirë ky propozim për të vazhduar më tutje në negociata. Ne besojmë që është bazë e mirë ky propozim për të vazhduar më tutje negociatat. Jemi në një moment kur flasim, diskutojmë për një marrëveshje për normalizim të plotë në mes Kosovës dhe Serbisë dhe aty edhe çështja e Asociacionit mund të adresohet, megjithatë, sipas Kushtetutës së Kosovës, që u ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe, dhe që është përpiluar nga z.Ahtisaar, në frymën e saj nuk lejon asociacion njëetnik”, ka thënë Kurti, duke përmendur karakterin multietnik që Kushtetuta ia jep shoqeirsë kosovare. “Në fjalën e parë thotë se Kosova duhet të jetë shoqëri shumë etnike dhe asociacionet një etnike nuk janë në fyrmën e atij plani dhe Kushtetutës tonë.” – ka thënë Kurti të enjten.

Amerikanët shtojnë presionin për Asociacionin

Presioni amerikan ndaj Kosovës për të krijuar një draft mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është shtuar.

Zyrtarët amerikanë në çdo vizitë në Kosovë apo paraqitje mediale kanë bërë me dije se Kosova duhet ta përmbush obligimin ndërkombëtarë për formimin e Asociacionit.

Një gjë të tillë e ka kërkuar edhe këshilltari special i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Ne besojmë se Asociacioni është një çështje urgjente, është një çështje urgjente në agjendën e dialogut, ka marrë një rëndësi edhe më të madhe pas ngjarjeve të fundit në veri”, ka vlerësuar Chollet gjatë vizitës në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka qenë edhe më i ashpër në këtë çështje.

Asociacioni është një obligim i detyrueshëm ndërkombëtar. Ai e obligon Kosovën, obligon Serbinë dhe e obligon BE-në që e ka udhëhequr, dhe pse ne e kemi përkrahur është përkushtimi ynë. Andaj, një parti dhe një individ nuk mund të ikë nga ai njëanshëm.” – u shpreh ai për gazetën Koha.

Lajme të ngjashme