Stoltenberg të hënën viziton Kosovën, do të takojë Osmanin dhe Kurtin - NACIONALE

Stoltenberg të hënën viziton Kosovën, do të takojë Osmanin dhe Kurtin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta vizitojë të hënën Kosovën.

Shefi i NATO-së këtë vizitë do ta realizojë në kuadër të vizitës disa ditore të tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit të NATO-s, Stoltenber do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Gjithashtu, në njoftim bëhet e ditur se pas takimit me presidenten Osmani është paraparë mbajtja e një konference për medie.

Gjatë këtij turi, Stoltenberg pritet ta vizitojë Serbinë, Bosnje e Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Lajme të ngjashme