Stoltenberg: Situata në Kosovë vërteton që prezenca e NATO-s ka rëndësi - NACIONALE

Stoltenberg: Situata në Kosovë vërteton që prezenca e NATO-s ka rëndësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se situata aktuale në Kosovë është provë se pse prezenca e KFOR-it në vend është e rëndësishme.

Siç raporton “Euronews Albania”, këto deklarata ai i bëri gjatë një takimi në zyrat e NATO-s me presidentin e ri të Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

“Situata në Kosovë vërteton që prezenca e NATO-s është e rëndësishme. Ne do të jemi besimplotë te mandati që e kemi nën rezolutën e NATO-s dhe kemi rritur prezencë tonë në Kosovë si përgjigjë ndaj rritjes së sfidave të sigurisë. Prezenca jonë është për të siguruar lëvizje të lirë dhe një mjedis të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne po ashtu përkrahim dialogun, dhe ftojmë palët që të përmbahen nga veprime të njënashme që mund ta eskalojnë situatën.” – u shpreh ai.

Vlen të theksohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po qëndrojnë në Bruksel, ku pritet të takohen me kryediplomatin Josep Borrell dhe ndërmjetësuesin Miroslav Lajçak.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të ketë takim trepalësh, pasi që asnjëri nga liderët nuk kanë shprehur gatishmëri për një gjë të tillë.

“Pas zhvillimeve në veri të Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell i shoqëruar nga emisari Miroslav Lajçak, do të mbajë sot disa për menaxhim të krizës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti në Bruksel.” – thuhej në një njoftim të BE-së për takimin.

Lajme të ngjashme