Stoltenberg: NATO do të angazhohet për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, gjatë ditës u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për të diskutuar situatën e sigurisë në Kosovë më gjerë.
Në komunikatën e lëshuar nga NATO thuhet se “Stoltenberg dënoi shpërthimin e dhunës në veri të Kosovës në shtator dhe sulmet ndaj trupave të KFOR-it në maj, të cilat lanë 93 të plagosur, duke i përshkruar sulmet si "të papranueshme".”
Më tej, në komunikatë flitet për vendosjen e “rreth 100 trupave shtesë në Kosovë”, dërgimin e “armatim më të rëndë” dhe “shtrimin patrullimit në veri.”
Sekretari Stoltenberg tha se NATO do të angazhohet për “për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”.
Më tej ai shprehu mbështetjen për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe përshëndeti propozimet e fundit për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke thënë se “ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe drejt paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut.