Stërvitjet e grupit terrorist të Radojiçiqit: DASH do të hetojë se a janë përdorur automjetet amerikane "Humvee"
Sulmi terrorist në Banjskë ka nxitur reagime të jashtëzakonshme në vend dhe në arenën ndërkombëtare. Ekspertë të huaj kanë analizuar armatimin e grupit terrorist të udhëhequr nga krimineli serb, Milan Radojiçiq. Sipas tyre, grupi terrorist stërvitjet i ka kryer duke përdorur pajisjet ushtarke që SHBA i kishte dhënë Serbisë. Për këto pretendime është përgjigjur edhe Departamenti amerikan i Shtetit.
Eskpertë të huaj pretendojnë që grupi ka stërvitur në Serbi me pajisjet ushtarake që SHBA i kishte dhënë donacion Serbisë. Bëhet fjalë për automjetet ushtarake “Humvee”.
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) në një deklarim për RTK kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i marrin seriozisht çdo pretendime që përfshin pajisjet e ofruar nga Amerika në çdo vend të botës.
Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit ka konfirmuar për RTK-në se kjo çështje tashmë po shqyrtohet nga autoritetet e SHBA-së.
“Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht çdo pretendim që përfshin pajisje të ofruara nga SHBA kudo në botë. Ne jemi duke e shqyrtuar këtë çështje.” – thuhet në përgjigjen e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Reagimi i tyre vjen pasi eksperti britanik dhe njohësi e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Eestminster, Aidan Hehir, kishte ngritur edhe një shqetësim tjetër rreth mjeteve ushtarake me të cilat janë stërvitur grupi terrorist në Serbi.
Ai ka komentuar pamjet që i publikoi të dielën Policia e Kosovës, ku shihen terroristët serb duke u stërvitur në Serbi.
Ai ka thënë se duket që makinat janë “Humvee” amerikanë me të cilat sipas tij, janë trajnuar terroristët.
Profesori britanik ka thënë se Departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk duhet të jetë i lumtur që Serbia i ka përdorur këto mjete e dhëna donacion për të stërvitur terroristët.
“Makinat duken sikur ‘Humvee’ amerikanë. Sigurisht, Departamenti i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdorur për t’i trajnuar terroristët makinat që iu dhanë donacion nga SHBA? Vuçiq ka shumë për të shpjeguar.” – ka shkruar ai në rrjetin social “X”.
Kutjojmë se 19 automjete ushtarake amerikane “Humvee” iu dhuruan donacion Serbisë në vitin 2017.
Mbetet të shihet në ditëve nëse SHBA do të bëjë të ditur nëse makinat ushatarke “Humvee” janë përdoru gjatë stërvitjeve të grupit terrorist në bazat ushtarake të Serbisë.
Arrestimi i Radojiçiqit
Krimineli Milan Radojiçiq është arrestuar të martën nga autoritetet në Serbi. Ai është dërguar në mbajtjet për 48 orë.
Arrestimi i tij u 10 ditë pas sulmit terrorist në Banjskë në veriun e Kosovës, ku mbeti i vdekur rreshteri 50-vjeçar, Afrim Bunjaku dhe u lënduan dy të tjerë.
Radojiçiq ka pranuar publikisht se ka qenë organiztor i gjithë sulmit terrorist në Banjskë.
“Po i njoftoj të gjithë të përndjekësit e popullit serb, që nga Kurti e deri te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër okupatorit. Ky akt i imi nuk ka pasur asnjë karakter tjetër, asnjë qëllim dhe nuk ka të bëjë fare me përfshirjen time të mëparshme politike.” – kishte thënë ai.
Kujtojmë se autoritet e Kosovës ka kërkuar që krimineli Millan Radojiçiq të ekstradohet në Kosovë.





