Statovci injoron kritikat për koeficientin: Me nivelin e pagave iu kemi ofruar standardit të BE-së - NACIONALE

Statovci injoron kritikat për koeficientin: Me nivelin e pagave iu kemi ofruar standardit të BE-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetes së VV-së, Jeta Statovci, nuk i kanë bërë përshtypje kritikat e sindikatave për vlerën e koeficientit në Ligjin për Paga.

Ajo ka bërë me dije se me caktimin e kësaj vlere dhe me Ligjin për Paga Kosova i është afruar standardeve të Bashkimit Evropian.

Sipas saj, tani paga mesatare në sektorin publik është ndër më të lartat në rajon.

“Nga një raport që ka qenë 1 me 20 në mes të pagës më të ulët edhe pagës më të lartë i jemi përafruar standardeve të Bashkimit Evropian të cilët e mbajnë një raport 1 me 6. Andaj ne shohim edhe një praktikë të tillë edhe në vendin tonë. Nëse e shohim pagën mesatare të sektorit publik është ndër pagat më të larta edhe në krahasim me rajonin, po besoj që efektet e saj më së miri do të shihen pas fillimit të implementimit të tij”, ka thënë Statovci për EO.

Lajme të ngjashme