Statistikë për faqe të zezë: Vetëm 15.9 për qind e grave janë të punësuara - NACIONALE

Statistikë për faqe të zezë: Vetëm 15.9 për qind e grave janë të punësuara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Prishtinë është prezantuar rezultatet e projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit”, ku ishte pjesë edhe Dhoma e Tregtsë dhe Industrisë së Kosovës.

Në projektin që zbatohet nga Kosova Women for women, ka dalë një e dhënë jashtëzakonisht shqetësuese për situatën e gruas. Në njoftimin e DhTIK-së, tregohet se rezultatet e prezantuara në kuadër të këtij projekti rezulton se vetëm 15.9 për qind e grave janë të punësuar.

Në anën tjetër, 42.8 për qind e burrave, sipas DhTIK-së, kanë krijuar tashmë një marrëdhënie pune.

"Nga rezultatet e paraqitura në kuadër të këtij projekti rezultoi se vetëm 15.9% të grave janë të punësuara përderisa burrat të cilët kanë krijuar një marrëdhënie pune tashmë ishin në përqindje 42.8, e një nga arsyjet kryesore pse përqindja e grave të punësuara është kaq e vogël rezultoi të jetë pamundësia për të gjetur një punë të përshtatshme." - thuhet në njoftimin e DhTIK-së.

Lajme të ngjashme