Statistikat e popullsisë: 100 mijë shqiptarë në Serbi, gjysmë milioni më pak serbë - NACIONALE

Statistikat e popullsisë: 100 mijë shqiptarë në Serbi, gjysmë milioni më pak serbë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Enti Republikan i Statistikave të Serbisë, ka publikuar sot rezultatet e para te regjistrimit të popullsisë në Serbi.

Sipas rezultateve të para të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, në Republikën e Serbisë janë 6,690,887 banorë, rreth 500,000 banorë më pak krahasuar më regjistrimin e vitit 2011.

Në Luginën e Preshevës, sipas këtyre statistikave del që të ketë mbi 100 mijë shqiptarë, raporton Spektri.

Sipas të dhënave, në Bujanoc janë regjistruar 54 mijë e 684 persona, ndërsa janë llogaritur 42 mijë e 634 banorë të kësaj komune. Në Komunën e Preshevës janë regjistruar 60,568 persona, ndërsa zyrtarisht llogariten vetëm 35.097 banorë.

Sipas sqarimit të autoriteteve serbe, regjistrimi përfshin çdo shtetas të Republikës së Serbisë me ose pa vendqëndrim në këtë shtet, të huaj me qëndrim të përhershëm dhe ata me lejeqëndrim të përkohshëm.

Sqarimi Zyrtar:

Të dhënat për numrin e përgjithshëm të personave të regjistruar përfshijnë të gjithë personat për të cilët është plotësuar formulari i regjistrimit (formulari P-1). Regjistrimi përfshin shtetas të Republikës së Serbisë me vendbanim ose vendqëndrim në Republikën e Serbisë, si dhe shtetas të Republikës së Serbisë me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, të huaj me qëndrim të përhershëm dhe të huaj të cilëve u është lejuar qëndrimi i përkohshëm në Republikën e Serbisë si dhe persona të tjerë të cilët, në kohën e regjistrimit, banojnë në territorin e Republikës së Serbisë (p.sh. azilkërkues, imigrantë pa status të përcaktuar, etj.). Në totalin e personave të regjistruar përfshihen edhe personat e pranishëm përkohësisht të cilët janë regjistruar dy herë, një herë në vendin ku banon familja e tyre dhe herën e dytë në vendin ku studiojnë ose punojnë këta persona, si dhe personat që kanë braktisur vendbanimin dhe vendbanimin e tyre dhe janë në gjendje kritike, banonin jashtë vendit në kohën e regjistrimit, pavarësisht nga kohëzgjatja e mungesës.

Lajme të ngjashme