Stano s`merret me deklaratat fyese të Osmanit: S`kam asgjë për të thënë për komentet e rastësishme
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, nuk është marrë me deklaratat e presidentes Vjosa Osmani, e cila dje i ka quajtur raciste deklaratat e zyrtarit evropian.
Ai ka thënë se nuk ka asgjë për të shtuar për çështjen e hapjes se urës.
Zyrtari Evropian ka bërë me dije se Kosova duhet t`i dëgjojë aleatët e saj.
“Ne vërtet nuk kemi asgjë të re për të thënë për temën e rihapjes së urës dhe as për të gjitha komentet e rastësishme që ju po iu referoheni. Mund të kujtoj vetëm për të gjithë ata që kanë problem të dëgjojnë dhe të kuptojnë se të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës (BE, SHBA, NATO, MB…) e kanë thënë shumë qartë dhe pa mëdyshje, se është në interesin e Kosovës të dëgjojë të dëgjojë miqtë dhe aleatët, përndryshe njeriu rrezikon të mbetet vetëm dhe të lihet pas”, ka deklaruar Stano për Express.