Stano i BE-së për masat: Kosova pati mungesë të sjelljes në mënyrë evropiane - NACIONALE

Stano i BE-së për masat: Kosova pati mungesë të sjelljes në mënyrë evropiane

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka arsyetuar sërish masat ndëshkuese ndaj Kosovës derisa ka pasur një paralajmërim edhe ndaj Serbisë.

Në një konferencë për media, ajo ka theksuar që nëse shtetet anëtare e shohin edhe Serbinë si destruktive atëherë do të vendosin masa edhe ndaj saj.

“Nëse shtete tanëtare të BE-së vendosin, atëherë do të vendosim masën e nevojshme kundër Serbisë nëse 27 shtetet anëtare deklarojnë se në situatën aktuale, në kontekstin aktual të kësaj krize të fundit Serbia nuk po bën gjithçka për të deeskaluar situatën,” – u shpreh ai.

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës ai i arsyetoi duke thënë se janë vendosur “për shkak të mungesës së sjelljes në mënyrë evropiane.”

Duke folur për letrën me 56 nënshkrime që i erdhi BE-së, ai po ashtu ishte i prerë:

“Mund të them vetëm se politikat e BE-së janë në unanimitet me ato të 27 shteteve anëtare, ashtu siç kanë vendosur qeveritë e tyre.”

“Ne kemi mijëra-mijëra deputetë në Bashkimin Evropian, kështu që qëndrimet e BE-së përcaktohen nga vendimet e qeverive të 27 shteteve.”- vazhdoi ai.

Lajme të ngjashme