“S’po më njifshe bash mirë”: Konjufca i reagon deputetes së AAK-së, pasi ajo i tha se i mori leje Mihalit për të qenë në seancë
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, dhe Albana Bytyqi, deputete e AAK-së, kanë pasur një përplasje të shkurtër, por të qetë në tonë.
Më saktë, ishte një ndërhyrje e rrufeshme e Konjufcës, menjëherë pasi Bytyqi e mori fjalën.
Që në hyrje të fjalës së saj, Bytyqi e “ngacmoi” me fjalë Konjufcës, duke i thënë se ai e mori lejën nga Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në VV, për të qenë në seancë.
“Po më vjen mirë që paske ardhur, edhe ta paskan dhanë lejën nga Dejona me ardh këtu sot në seancë” – tha Bytyqi.
“Nuk po më njifshe bash mirë, po nejse” – ia ktheu Konjufca.