“Spicë” tubimi i PDK-së në Skenderaj, intonohet himni
Mijëra të tubuar në sallën e sporteve “Ilaz Kodra” në Seknderaj në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës kanë mbushur “spicë” vendin.
Pritet çdo çast të nis adresimi i krerëve të PDK-së dhe kandidatit të PDK-së për kryeministër Bedri Hamza.
Skenderaj është bazë solide elektorale tradicionalisht e Partisë Demokratike të Kosovës.