Tabloidet serbe: Vuçiqi mund të deklarojë një pjesë të Kosovës si të pushtuar - NACIONALE

Tabloidet serbe: Vuçiqi mund të deklarojë një pjesë të Kosovës si të pushtuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nesër Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, do të mbajë një konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Tashmë tabloidet serbe, të afërta me regjimin e Vuçiqit, kanë nisur propagandën dhe spekulimet e tyre të zakonshme.

Kurir”-i ka spekuluar se në tavolinë është edhe deklarimi i një pjesë të territorit të Serbisë, siç ky tabloid i referohet Kosovës, si të pushtuar. Duke u thirur në burimet e tyre, Kurir shkruan se mund të deklarohet ky pushtim.

Në të njëjtën valle të paralajmërimeve dhe spekulimeve dramatike ka hyrë edhe Informeridhe B92, po ashtu mediume të afërta me regjimin e Vuçiqit.

Lajme të ngjashme