Spahiu: Nëse targat KM nuk kthehen në RKS, atëherë problemi është shtyrë për një vit - NACIONALE

Spahiu: Nëse targat KM nuk kthehen në RKS, atëherë problemi është shtyrë për një vit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Opinionisti, Nexhmedin Spahiu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës shpejgim për marrëveshjen për targat të arritur mes Kosovës dhe Serbisë të mërkurën mbrëma.

Ai ka thënë se nëse në marrëveshje nuk shkruan se targat aktuale KM në regjistrimin e ardhshëm të kthehen në RKS, atëherë, sipas Spahiut, është veç shtyrje e problemit për një vit.

Nëse në marrëveshjen e djeshme mes Kosovës e Serbisë nuk shkruan se Serbia obligohet ne I dorëzu Kosovës regjistrin e automjeteve të regjistruara me KM që me e ditë se kur I kalon afati I regjistrimit secilit automjet dhe me e përcjellë trendin e konvertimit, atëherë kjo është vetëm shtyrje e problemit edhe për një vit. Pas një viti lindin telashe tjera, e ndoshta në pushtet vjen opozita që nuk shqetësohet fare për punë targash sikur që nuk është shqetësuar që 23 vite.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe edhe analistë e njohës të politikës po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të shpejgojë këtë pikë.

Lajme të ngjashme