Sot pritet vazhdimi i seancës konstituive - NACIONALE

Sot pritet vazhdimi i seancës konstituive

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish sot do të bëjnë përpjekjen e radhës për të zgjedhur kryetarin e tyre.

Në vazhdimin e seancës konstituive, e cila pritet të ndodhë në ora 10:00, rendi i ditës do të jetë i njëjtë, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Nëse marrim për bazë qëndrimet që e partive politike para kësaj seance, nuk pritet as sot që seanca të jetë e suksesshme.

VV-ja ka bërë me dije se nuk do të heq dorë nga kandidatura e saj për kryetare të Kuvendit që është deputetja Albulena Haxhiu, kurse partitë e deridjeshme opozitare kanë deklaruar se nuk do të e përkrahin këtë propozim.

Haxhi, as për hera e tretë nuk ka arritur të zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në votimin e së mërkurës ajo përsëri mori vetëm 57 vota për, 46 kundër dhe tri abstenime.

Lajme të ngjashme