Sot pasdite: Rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara votohet sot për propozim-rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.
Rezoluta që propozon 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë dhe dënonon mohimin e gjenocidit, është sponzorizuar nga 30 shtete.
Debate rreth rezolutës fillon sot në orën 16:00, shkruan rel.
Propozueset zyrtare të saj ishin Gjermania dhe Ruanda.
Rezolutën deri tani e kanë mbështetur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përvec Serbisë dhe Republikës Sërpska.
Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.
Për gjenocidin e kryer u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.
Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq.
Të dy ata u dënuan me burgim të përjetshëm.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid në vitin 2007./rel