Sot nis numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet që të fillojë numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës nëpër botë.
Gjatë mbledhjes së KQZ të martën, u bë e ditur se ky proces nis pasditen e së mërkurës.
Theksojmë se më 8 shkurt për herë të parë u organizua votimi fizik nëpër përfaqësi diplomatike. Siç ka konfirmuar KQZ, në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 15 mijë e 352 votues.
Tashmë ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike dhe të kandidatëve për deputet. Rezultatet mund t’i ndiqni në këtë LINK.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka dalë e para më 342 mijë e 281 vota, apo 40.80 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 811 vota apo 22.03 për qind. LDK ka dalë e treta më 147 mijë e 888 vota ose 17.63 për qind.
Koalicioni AAK-Nisma ka dalë e katërta në këto zgjedhje me 62 mijë vota.