Sot në ora 16:00 varroset Afrim Bunjaku, polici që u vra dje në veri - NACIONALE

Sot në ora 16:00 varroset Afrim Bunjaku, polici që u vra dje në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fshati Samaderexhë i Vushtrrisë, ka njoftuar se sot do të bëhet varrimi i policit të vrarë nga grupi terroristë të dielën në veri të vendit.

Varrimi i rreshteri të policisë, Afrim Bunjaku do të bahet nga ora 16:00 në varrezat e fshatit Samadrexhë.

“Nesër nga ora 16:00 bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, Heroit, Afrim Bunjaku I njoftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendasi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku.” – thuhet në njoftim.

Polici Afrim Bunjaku u vra të dielën gjatë një aksioni në veri të vendit. Ai u vra nga një grup terroristë që u futu në Kosovë me armatim të rëndë e me mjete të rënda.

Përveç Bunjaku, nga ky sulm të plagosur kanë mbetur edhe dy policë të tjerë.

Lajme të ngjashme