Sot në Hagë fillon gjykimi ndaj Pjetër Shalës - NACIONALE

Sot në Hagë fillon gjykimi ndaj Pjetër Shalës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) do të nisë gjykimi ndaj ish pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala ndaj të cilit rëndojnë akuza nën pretendimin për krime lufte.

Kjo seancë ndaj Shalë është paralajmëruar se do të fillojë në ora 9:30.

Shala akuzohet mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me katër akuza për krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Kujtojmë se ndaj tij pretendohet se krimet u kryen afërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, Shqipëri, që pretendohet se shfrytëzohej nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Lajme të ngjashme