Sot mot i acartë, temperaturat deri në – 11 gradë Celsius - NACIONALE

Sot mot i acartë, temperaturat deri në – 11 gradë Celsius

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dita e sotme mund të llogaritet si dita më e ftohët e këtij dimri deri më tani. Si rrjedhojë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi do të ndikohet nga masa të thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit.

Sipas njoftimit, kjo javë parashihet të jetë si java më e ftohët deri më tani e kësaj stine, ku pritet të ketë edhe ngrica.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet-2 deri 1 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së

Lajme të ngjashme