Sot mbahen tri komisione parlamentare në Kuvend - NACIONALE

Sot mbahen tri komisione parlamentare në Kuvend

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot do të mbahën tri komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot pritet të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është edhe Shqyrtimi i Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Korniza e Qyteteve të Gjelbërta – Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prishtinë“, si dhe do të bëhet votimi idisa raporteve vjetore..

Në anën tjetër, do të mbahet edhe komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionitm i cili do të bëjë “Shqyrtimin e raportit me amendamente për Projektligjin nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, si dhe Shqyrtimin e raportit me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, do të raportoj në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, për punën dhe aktivitetet e MPJD-së gjatë vitit 2022.

Lajme të ngjashme