Sot fillon votimi me postë në diasporë, KQZ dërgon 105 mijë pako me fletëvotime
Sot, më 21 maj, fillon votimi përmes postës për rreth 105 mijë shtetas të Kosovës të regjistruar jashtë vendit për zgjedhjet e 7 qershorit.
KQZ ka përgatitur 75,000 pako individuale të gatshme për shpërndarje sot, ndërsa 30 mijë të tjera do të dërgohen nga aeroporti të enjten.
Çdo pako përmban udhëzuesin e votimit, fletëvotimin, zarfin e fshehtësisë dhe zarfin kthyes.
Secila pako ka numër gjurmimi individual.
Votimi postar do të përfundojë më 6 qershor.
KQZ u ka bërë thirrje votuesve të mos presin ditën e fundit.
Kutitë postare janë funksionale në 22 shtete, nga Gjermania dhe Zvicra deri në Australi dhe Kanada.
