Sot fillon vlerësimi i fletëvotime nga jashtë
KQZ ka bërë të ditur se sot me 9 qershor do të fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës.
Sipas njoftimit, procesi i vlerësimit do të nisë në orën 17:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës, të cilat deri më tani janë tërhequr dhe sjellë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./Nacionale