Sot deputetët bëjnë përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit: A do ta ndërrojë VV-ja Gërvallën? - NACIONALE

Sot deputetët bëjnë përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit: A do ta ndërrojë VV-ja Gërvallën?

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetët sot do të bëjnë përpjekjen e radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Nga ora 11:00, ata do të mblidhen për tentativën e dytë të kësaj jave për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët. Prej 20 gushtit, seancat janë duke u mbajtur në bazë të aktgjykimit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, i cili parasheh se një kandidat për kryetar të Kuvendit mund të propozohet vetëm tri herë, kurse procesi duhet të zhvillohet me votim të hapur.

Duke e respektuar këtë aktgjykim, VV-ja në seancën e të mërkurës e ka ndryshuar kandidaten për kryetare të Kuvendit. Pasi deputetja Albulena Haxhiu nuk i mori votat e mjaftueshme, VV-ja ndryshoj kandidaten duke propozuar për kryeparlamentare Donika Gërvallën.

As kjo e fundit nuk i mori votat e mjaftueshme për kryetare të Kuvendit.

Pas votimit për Gërvallën, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, në mënyrë të çuditshme e mbylli seancën.

Sikurse herën e fundit, as sot nuk pritet të ketë konstituim të Kuvendit.

Kjo pasi që askush prej partive politike nuk ka treguar shenja se do të lëshojë pe.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) iu ka bërë thirrje deputetëve që të konstituojnë Kuvendit e Kosovës.

Përmes një reagimi, ky institut ka vlerësuar se VV-ja e ka përgjegjësinë kryesore për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

IKD kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryesuesi i seancës, z. Avni Dehari, të marrin përgjegjësinë e tyre institucionale dhe politike për të siguruar konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues, në mënyrë që vendi të dalë nga bllokada aktuale dhe të rifitojë funksionalitetin demokratik dhe institucional”, është thënë në reagimin e IKD-së.

Sipas IKD-së, duhet të lihen anash të gjitha inatet dhe interesat partia për daljen nga ngërçi aktual.

“IKD bën thirrje që të lihen anash inatet dhe interesat partiake duke u dhënë prioritet interesave strategjike drejt promovimit të vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit”, ka vlerësuar IKD.

Në reagim, institutit në fjalë ka shprehur shqetësimet e tij edhe lidhur me mbajtjen e posteve qeveritare nga njerëzit që janë zgjedhur edhe deputet.

Aktualisht disa deputetë vazhdojnë të ushtrojnë njëkohësisht edhe detyrën e ministrit/ kryeministrit në Qeverinë “Kurti 2”. Ky fenomen përbën shkelje të hapur të Kushtetutës dhe Ligjit, shkelje kjo tashmë e konstatuar edhe nga Gjykata Supreme”, është thënë në reagim.

Lajme të ngjashme