Sot deputetët bëjnë përpjekjen e 45-të për konstituimin e Kuvendit
Deputetët e Kosovës sot do të bëjnë edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit.
Kjo do të jetë hera e 45-të që ata do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill.
Në vazhdimi i seancës që pritet të fillojë në ora 11:00, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim nga përpjekjet paraprake.
Kjo pasi partitë politike deri më tani nuk kanë treguar se janë të gatshme të lëvizin nga qëndrimet e tyre.