Sot AAK-ja pret në takim përfaqësuesit e bizneseve private - NACIONALE

Sot AAK-ja pret në takim përfaqësuesit e bizneseve private

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) ka paralajmëruar se të hënën do të mbajë takim me përfaqësues nga ekonomia me bizneset e sektorit privat, në kuadër të ciklit të diskutimeve mbi situatën në vend.

Nëpërmjet një komunikate, partia opozitare ka njoftuar se takimi do të mbahet në orën 11:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

AAK-ja ka mbajtur takime edhe të tjera ditë më parë.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka organizuar takime të tilla për “Rrugën pa Kurtin”.

Lajme të ngjashme