Sorensen emisar për dialogun Kosovë-Serbi, të hënën ministrat e jashtëm i japin pëlqimin përfundimtar
Diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, të hënën pritet të konfirmohet si emisar special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.
Radio Evropa e Lirë duke u thirrur në burime diplomatike ka raportuar se diplomati danez të hënën do të marrë pëlqimin përfundimtarë nga ministrat e jashtme të vendeve të Bashkimit Evropian për të nisur punën në postin të cilin deri me tani e ka ushtruar ish-kryediplomati sllovak Miroslav Lajçak.
Sorensen është zgjedhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas.
Pëlqimi përfundimtar i ministrave të Jashtëm të BE-së i hap rrugë diplomatit danez që të nisë mandatin e tij nga fillimi i shkurtit.
Miroslav Lajçakut mandati i i skadon më 31 janar.