Sorensen arrin në qeveri, takohet me Kurtin
Përfaqësuesi i BE-së për dialog, Peter Sorensen ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Ai pritet të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Më pas Sorensen do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani, në orën 10:00.
Vizita e Sørensenit në Prishtinë është pjesë e një turi më të gjerë në rajon, gjatë të cilit ai pritet të zhvillojë takime me nivelin më të lartë politik si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.