Sonte promovohet vepra e parë e përkthyer feministe - NACIONALE

Sonte promovohet vepra e parë e përkthyer feministe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Me rastin e katër vjetorit të themelimit, sonte “Kolektivi Feminist” do të promovoj botimin e vëllimit të parë të Përkthimeve Feministe.

Sipas Kolektivit, ky botim do të jetë një burim për dije feministe të zhvilluar përtej kufijve gjuhësor.

Ky botim me përkthime, sikundër çdo punë e Kolektivit, mundësohet nga puna vullnetare e aktivisteve dhe aktivistëve si dhe kontributit financiar që shoqet dhe shokët e Kolektivit, për çka jemi mirënjohëse të gjitha/ë atyre janë duke e mundësuar këtë”, thuhet në njoftim.

Ngjarja do të organizohet në ora 20:00 në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

“Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” është grup që lufton pabarazinë gjinore në Kosovë.

Lajme të ngjashme