Sondazhi në Nacionale me rezultat befasues: Abdixhiku i pari, Kurti i dyti
Mbi 15 mijë persona kanë votuar në sondazhin e gazetës Nacionale me pyetjen “cilin lider politik do ta votonit po të mbaheshin zgjedhjet të dielen tjetër?”. I pari ka dalur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Këto janë rezultatet tjera.
Gazeta Nacionale ka hapur sondazh se kë do të votonin qytetarët e Kosovës nëse zgjedhjet e përgjithshme do të baheshin të dielën tjetër.
Në pyetje janë përgjigjur 15 mijë e 184 votues dhe kanë komentuar mbi 400 persona teksa sondazhi është shpërndarë 120 herë.
Sondazhi ka qenë i hapur prej të dielës pasdite deri sot (e hënë) në ora 08:00 dhe nga ajo kohë ky është rezultati final.
Abdixhiku
Në këtë sondazh qytetarët kanë votuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun si më të preferueshimin nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme.
Abdxhiku ka marrë 35 për qind apo 5 mijë e 420 vota në total. Kjo është një ngritje e lartë e LDK-së në raport me zgjedhjet e fundit.
Kurti
Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme do të dilte i dyti sipas sondazhit të Nacionale.
Kurti ka marrë 28 për qind të totalit, përkthyer në vota, Kurti është votuar nga 4 mijë e 170 persona.
Ky mund të jetë një rezultat befasues për VV-në pasi dihet se kjo parti kishte fituar 50 për qind të votave në zgjedhjet e fundit.
Gjithashtu edhe në sondazhe të tjera raportohet se VV-ja ka një rënie të besimit nga qytetarët.
Krasniqi
I treti në sondazhin e Nacionales është radhitur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.
Krasniqi ka veç 2 për qind më pak se kryeministri Kurti.
Ai është votuar me 26 për qind apo me 4 mijë e 77 vota.
Kryesisht PDK po qëndron stabile dhe në këtë pozitë edhe në sondazhe të tjera. PDK në zgjedhjet e fundit kishte dalur e dyta.
Haradinaj
Ndërkohë i fundit në sondazhin e Nacionale është radhitur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka fituar 11 për qind apo 1 mijë e 550 vota.
Ndërkohë në zgjedhjet e fundit të mbajtuar me 14 shkurt të vitit 2021, kryeministri Kurti kishte dalë i parë duke lënë prapa të gjithë kandidatët e tjerë.
Ndërkaq, në sondazhet e fundit që po prezantohen vërehet se partia në pushtet Vetëvendosje ka një rënie në përqindje, teksa LDK-ja ka një rritje për dallim nga zgjedhjet e fundit në të cilat kishte dalë e treta.
