Sondazhi i UBO-s, Bajqinovci: Do të jetë një luftë e madhe mes PDK-së dhe LDK-së për vendin e dytë - NACIONALE

Sondazhi i UBO-s, Bajqinovci: Do të jetë një luftë e madhe mes PDK-së dhe LDK-së për vendin e dytë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se sondazhi i fundit i UBO-s nuk ka sjell asnjë risi pasi që dihet që LVV prinë me rreth 50%.

Bajqinovci në një prononcim për Gazetën Blic ka thënë se lufta kryesore do të jetë mes PDK-së dhe LDK-së, ku shton se do jetë një luftë e madhe për vendin e dytë.

Sonadazhi nuk tregon asnjë risi kjo është e ditur për çdo muaj dhe cdo 3 muaj apo edhe 6 muaj që bëhen, LVV prinë dhe atë prinë me rreth 50% minus plus, andaj kjo është normal dhe lufta do të jetë për vendin e dytë. Luftë e madhe është duke u bërë mes PDK dhe LDK për vendin e dytë. Ndërsa LVV 49 % i ka pa mërgatën sondazhi ka të bëjë pa mërgatën. Mendoj që lufta kryesore do të jetë mes PDK dhe LDK për vendin e dytë. Ndërsa populli ashtu siç ka zgjedh në vitin 2021 edhe këtë vit nëse mbahen zgjedhjet deri në fund vit të rregullta populli ka vendos dhe sondazhi po tregon që 50% do ta mbështesin Albin Kurtin për kryeministër të vendit dhe për punën që është bërë deri më sot si në qeverisje ashtu edhe në veriun e vendit dhe në arenën ndërkombëtare.” – ka thënë Bajqinovci.

Lajme të ngjashme