Sondazhi i fundit i UBO-s: VV-ja 49.5 %, PDK-ja 17.1 % dhe LDK-ja 16 % - NACIONALE

Sondazhi i fundit i UBO-s: VV-ja 49.5 %, PDK-ja 17.1 % dhe LDK-ja 16 %

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Matjet e fundit të opinionit publik kanë treguar se besueshmëria e qytetarëve të Kosovës për partitë politike nuk ka ndryshuar shumë.

Në muajin mars, kompania UBO Consulting ka bërë një sondazh të ri, i cili mbrëmë është publikuar nga gazeta “Reporteri”. Gjatë kësaj matje qytetarët janë pyetur se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele.

Të dhënat e ofruar nga kjo matje tregojnë së ka ndryshime vetëm për partitë opozitare.

Sipas kësaj matje, Lëvizja Vetëvendosje gëzon 49.5 për qind të përkrahjes së qytetarëve.

Në vend të dytë, sipas sondazhit, është renditur PDK-ja me 17.1 për qind.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 16 për qind, duke u renditur në vendin e tretë.

Kurse, koalicioni AAK-Nisma kanë marr 6.9 për qind të përkrahjes.

Lista “Guxo” në këtë matje ka marrë vetëm 0.6 për qind.

Media që e ka publikuar këtë sondazhi ka tregua se ai është realizuar në pjesën e parë të muajit mars me 907 respondentë.

Sipas medias në fjalë, margjina e gabimit është plus-minus tre për qind.

Këtij sondazhi i është gëzuar shumë partia në pushtet.

Shumë zyrtarët të saj kanë komentuar rezultatin.

Zëdhënësi i LDK-së Arlind Manxahku, duke komentuar këtë sondazh ka ironizuar me LDK-së,

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryetari i LDK-së do të reagon ndaj këtij sondazhi.

Qenka publiku sondazhi i fundit i bërë nga UBO Consulting. Prapë punë me bë video Abdixhiku”, ka shkruar Manxhuka.

Edhe deputetja e VV-së, Fitore Pacollli ka reaguar ndaj këtij sondazhi.

Edhe ajo ka ironizuar me kryetarin e LDK-së.

Lumiri: Qeveria Kurti po manipulon me statistikat”, ka shkruar Pacolli.

Opozita ka heshtur ndaj këtij sondazhi. Deri me tani askush nga partitë opozitare nuk e ka komentuar këtë matje të opinionin publik.

Sondazhin e fundit kjo kompani e kishte nxjerr në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas atij sondazhi, VV-ja kishte dalë e parë, LDK-ja e dyta, kurse PDK-ja e treta.

Më këtë matje, nuk ishte ndarë e kënaqur LDK-ja. Zyrtarët e kësaj partie politike kishin reaguar, duke kritikuar kompaninë në fjalë se po i shërben partisë në pushtet.

Pavarësisht matjeve, opozita së fundi po kërkon më ngulm që të shkohet në zgjedhje të reja. Vullnet për zgjedhje ka shprehur edhe kryeministrit Albin Kurti, por deri me tani nuk e ka ndërmarr ndonjë veprim për të mbështetur kërkesën e opozitës.

Derisa opozita ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje duke dhënë dorëheqje kryeministri, ky i fundit ka thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje duke u shpërnda Kuvendi.

Lajme të ngjashme