Sondazhet për Prishtinën e frikësojnë VV-në: Kurti lëshohet në sulme e fyerje ndaj Ramës së LDK-së dhe Ismailit të PDK-së - NACIONALE

Sondazhet për Prishtinën e frikësojnë VV-në: Kurti lëshohet në sulme e fyerje ndaj Ramës së LDK-së dhe Ismailit të PDK-së

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve lokale, Albin Kurti e ka ashpërsuar gjuhen ndaj rivalëve politik të VV-së. Një gjë të tillë e ka bërë edhe mbrëmë gjatë një tubimi në lagjen “Mati 1”. Ndryshimi i fjalorit duket se ka të bëjë me sondazhet e fundit për Prishtinën, të cilat nuk e nxjerrin mirë kandidatin e VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeko.

Në adresimin e tij para mbështetësve të VV-së në Mat, ai është lëshuar edhe në fyerje ndaj kandidatëve të LDK-së dhe PDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinë.

I pari i VV-së ka thënë se Uran Ismaili i PDK-së dhe Përparim Rama i LDK-së nuk i kanë sjell asgjë të mirë Prishtinës.

Për katër vite, herë ndaras e më shumë bashkë, ata gjë të mirë nuk i sollën qytetit. Në fakt, njeri nga ta, jo fort moti ia ka bërë një të mirë Prishtinës. Kjo ishte atëherë kur e mbylli lokalin e tij që ishte shndërruar në vend krimi. Qat punë e ka bë të mirë. Lokali që e kishte emrin Bon Vivant. Bon Vivant d.m.th. ‘ai që rrnon mirë’, ai që ka jetës të mirë. Por, aty u vranë dy veta. Pra, ai që rrnon mirë, po dy veta që hynë të qeshur dolën të vdekur. Prandaj, puna më e mirë që e ka bë është që e ka mbyllë atë lokal”, ka thënë Kurti, duke vazhduar kritiken ndaj kryetarit aktual, Përparim Rama.

E ky tjetri, mundet më e bo një punë të mirë në të ardhmen. Një bilete njëkaheshe për Londër, por më kusht që mos me u sjell kah ambasada e jonë atje”, ka thënë ai.

Madje, i pari i VV-së ka thënë se Rama dhe Ismaili nuk meritojnë të quhen as kundërkandidat të Çekos.

Të njëjti, kundërkandidatët e Hajrulla Çekut, më mirë me iu thënë kundër se sa kandidat. Më shumë janë kundër se që janë kandidat. Tash të njëjtit ata kundër me premtime të njëjta e me qëllime identike pa fije turpi po kërkojnë ta vazhdojnë këtë gjendje. Kjo nuk duhet të ndodh. Prishtina nuk ka më kohë për aventuara e eksperimente të dëmshme e të rrezikshme. Prisha e ka Vetëvendosjen e Hajrulla Çekun”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, kundërkandidatët e Çekos ai i ka lidhur me oligarkë.

Nuk bëhesh dot kryetar i kryeqytetit dhe as nuk mund të jesh i suksesshëm si kryetar i Prishtinës kur oligarkët, mujsharët e zullumqarët ta përcaktojnë kahjen e zhvillimit të qytetit. Nuk kalojnë të tillët më në Prishtinë, Prishtina nuk e lejojnë më këtë”, ka thënë Kurti.

Këto sulme i pari i VV-së i ka bërë në kohen kur janë nxjerr disa sondazhe, rezultatet e të cilave u janë dorëzuar partive politike, por nuk janë bërë publike për opinionin.

Gazetari Berat Buzhala ka treguar se e ka parë një sondazh të tillë.

Ai ka bërë me dije se bëhet fjalë për gjendjen aktuale të kandidatëve për Kryetar të Komunës së Prishtinës. Sipas Buzhalës, në këtë sondazh prinë kryetari actual Përparim Rama.

Ai ka treguar se në garë të ngushtë për balotazh është kandidati i VV-së, Hajrulla Çeko dhe kandidati i PDK-së, Uran Ismaili.

Postimi: Perparim Rama 32-33. Hajrullah Ceku 31-32. Uran Ismaili 26- 28. Beke Berisha 4- 5. Besa Shahini 2-3. Ka shume te papercaktume. Kurrkush nuk e ka te sigurte balotazhin. Favorit per balotazh jane dy te paret, mirepo fareeeeee lehte mundet edhe Urani, i cili e ka trendin ma te mire se Prpa e Hajra”, ka shkruar Buzhala.

Lajme të ngjashme