Socialistët kërkojnë përjashtimin e katër deputetëve të PD-së - NACIONALE

Socialistët kërkojnë përjashtimin e katër deputetëve të PD-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Partisë Socialiste kanë kërkuar që të penalizohen kolegët e tyre nga Partia Demokratike.

Në kërkesën drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, socialistët kanë kërkuar që të ndëshkohen katër deputetët demokratë, të cilët të hënën kanë bllokuar seancën plenare.

Ata kanë kërkuar që Sali Berishës, Edi Palokës, Flamur Nokës dhe Belind Këlliçit të përjashtohet, sepse me veprime e tyre kanë penguar zhvillimin normal të seancës.

Sipas tyre, Sali Berisha në seancë ka përdorur gjuhë jo parlamentare, ndërsa të tjerat kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Seanca e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë ka qenë mjaft e tensionuar./tch/

Lajme të ngjashme