Smajljaj: Nuk mundet me qenë shoqëria në nivel e deputetët jo - NACIONALE

Smajljaj: Nuk mundet me qenë shoqëria në nivel e deputetët jo

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj ka komentuar sagën e moskonstituimit të Kuvendit.

Ai ka bërë me dije se kjo flet se deputetët nuk janë vetëm përfaqësues të popullit, por vetë populli.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk mundet me qenë shoqëria në nivel e deputetët jo.

“Sot është bllokada e 45 që deputetët ia bëjnë kuvendit. Kjo po dëshmon se deputetët nuk janë vetëm përfaqësues të popullit, por përtej përfaqësimit janë vetë populli, janë të gjitha shtresat e shoqërisë, sidomos janë kasta e intelektualëve. Nuk mundet me qenë shoqëria në nivel, e të përzgjedhurit e tyre, me vullnetin e lirë, mos me qenë në nivel. P.S. u kërkoj falje atyre që thonë se jemi shoqëria më e mirë në botë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme