Smajljaj: Mos u mjaftoni me akte simbolike si ditë zie - NACIONALE

Smajljaj: Mos u mjaftoni me akte simbolike si ditë zie

2 javë më parë

nga NACIONALE

Politologu, Avdi Smajljaj, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje nga burri i saj në Pejë, duke kritikuar institucionet përgjegjëse për fuqizimin e grave dhe mbrotjen e tyre.

Smajljaj ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi politike e insitucionale dhe të mos kërkohet vetëm akte simbolike, si shpallja ditë zie.

Këto simbolika nuk mjaftojnë, përkundrazi pëdoren për ikje nga përgjegjësia, e rrjedhimisht inkurajonë vrasjen, dhunën e diskriminimin.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Kërkoni përgjegjësi politike e institucionale për dështimet e shtetit e institucioneve në parandalimin e dhunës në familje, parandalimin e vrasjes së grave, në luftimin e diskriminimit të femrave në shoqërinë tonë.

Mos u mjaftoni me akte simbolike si ditë zie, etj.

Këto simbolika nuk mjaftojnë, përkundrazi pëdoren për ikje nga përgjegjësia, e rrjedhimisht inkurajonë vrasjen, dhunën e diskriminimin.

Lajme të ngjashme