Smajljaj: A ka dal Sveçla në konferencë me policinë me përshëndet luftimin e krimit në jug?
Sot janë arrestuar tre persona në lidhje me aferën e grurit dhe vajit, të cilat i publikoi kohë më parë gazeta Nacionale. Në mesin e të arrestuarve është edhe Ridvan Muharremi, pronari i furrës/restoranit “Bukë e Zemër”, ku kryeministri Albin Kurti darkon e drekon herë pas here.
Në lidhje me këtë temë ka reaguar edhe Avdi Smajljaj, profesor dhe analist.
Ai ka pyetur nëse Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, e ka përshëndetur luftimin e krimit në jug nga ana e policisë së Kosovës.
“A ka dal hala ministri i MPB-së në konferencë me policinë me përshëndet luftimin e krimit në jug?” – shkroi ai.