Skender Hyseni: Ku është Osmani e Kurti? Mozomakeq për këtë vend ne duar të kujt ka mbet
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka reaguar pas situatës në veri të Kosovës, duke thënë ‘mozomakeq në duar të kujt ka mbet ky vend’.
Hyseni përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se ku është kjo e mjera Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani dhe se ku është ky trimi Albin Kurti.
“Ku është kjo e mjera Presidente e Kosovës sonte, kjo biçim presidentja Osmani?! Po ky trimi Albin Kurti, a thua ku është?! Ka mundësi që janë në dhomën e situacioenve dhe po e mëngojnë situatën në veri! He mozomakeq për këtë vend ne duar të kujt ka mbet”, ka shkruar Hyseni.