Skandaloze: Autoambulanca e QKMF-së në Drenas vozitet me goma të verës - NACIONALE

Skandaloze: Autoambulanca e QKMF-së në Drenas vozitet me goma të verës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Doktori nga Drenasi Arben Beka përmes një shkrimi në rrjetet sociale njofton se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare Dr. Hafir Shala”, në Drenas, autoambulanca nga zyrtarët e qendrës vozitet edhe në kohë dimri me goma të verës. Duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve të vendit.

“Menaxhmenti i Q. K. M. F. “ Dr. Hafir Shala “ Drenas si duket janë sinoptikan të mirë sepse e kanë parashikuar që këtë vit dimri do të jetë i lehtë. Për këtë arsye autoambulancën me të mirë të këtij institucioni e kanë lënë ende me goma të verës. Shpesh herë po jemi të shtrënguar që pacientët ti transportojmë me këtë autoambulancë. Në këtë menyrë po ua rrezikojmë jetën pacientëve, përcjellësve të tyre, stafit tonë por edhe udhëtarëve të pafajshëm e kalimtarëve të rastit. Druaj se kjo neglizhencë e menaxhmentit do të na kushtoj dikuj,”- ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme