Skandali në Slloveni: Del një lidhje mes aktivistes së re Kovaç dhe Albin Kurtit
Në bazë të rrjetit social Facebook, aktivistja Nika Kovaq megjithatë rezulton të ketë një të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti: fotografin Arun Chaudhary.
Themeluesja e Institutit 8 marsi përmendej bashkë me kryeministrin Albin Kurti në një paragraf të raportimit të Prava ku thuhej se ata dyshoheshin që kishin marrë para nga GEN-i në Tiranë.
“Ka shumë dyshime se me këto para janë financuar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe aktivistja sllovene Nika Kovaç!” – shkruan Prava.
Por, pse të futeshin në të njëjtën fjali për të njëjtin veprim (financim) kryeministri i Kosovës dhe një aktiviste 29 vjeçare nga Sllovenia?
Detaje më tej në artikull nuk jepeshin, por megjithatë nga rrjetet sociale mësohet që mes Kurtit dhe Kovaçit ekziston një e përbashkët: është fotografi Arun Chaudhary.

Chaudhary kishte qenë në Kosovë duke e ndihmuar në fushatë Kurtin për një kohë relativisht të gjatë ku edhe kishte bërë miqësi të caktuara me aktivistë të ndryshëm të partisë që drejtohet nga Kurti. Ai kishte punuar më herët edhe në fushatën e ish-kandidatit për të fituar nominimin për president të ShBA-ve Bernie Sanders.
Por, ai duket se ka punuar edhe me znj. Kovaç me të cilën shihet në disa fotografi të publikuara nga kjo e fundit.
Por, kush është znj. Kovaç?
Artikulli i Pravas nuk ofron asnjë detaj se për çfarë arsyesh emri i aktivistes sllovene ndodhej afër emrit të kryeministrit Albin Kurti por megjithatë e para ka profil publik goxha të madh në vendin prej nga vjen.
Nika Kovaq del se është një aktiviste sllovene 29 vjeçare që ka studiuar për Antropologji në Universitetin e Lubjanës. Aktivitetet e saj politike, përkundër moshës së re, janë të shumta.

Ajo ka koordinuar fushatën e Referndumit për Ndryshimin e Ligjit për Martesën dhe marrëdhëniet familjare ku edhe është bërë e njohur. Po ashtu ajo ka themeluar Institutin 8 marsi dhe ka qenë anëtare e Iniciativës për Social-Demokraci.
