"S'ka qenë pijanec", bashkëluftëtari i Adem Jasharit tregon nëse komandanti pinte alkool
Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, është cilësuar si një njeri familjar dhe i hapur ndaj shoqërisë nga një nga bashkëluftëtarët e tij, Jakup Nura.
Në një intervistë në emisionin Pressing në T7, Nura tha se Jashari ishte një person që përgjithësisht e kishte pranuar fenë islame, por edhe ka konsumuar pije alkoolike në disa raste të veçanta.
“Ka çështja fetare, cka me thanë, ne e kemi pranu fenë islame, është normale. E kanë agjëru Ramazanin para se me hy në këto rrjedhat e lëvizjes, por kur ka pasur… e ka ditë që do të kemi aktivitet, kur kemi bërë konaqe të ditëpasditshme, atëherë ai nuk ka agjëruar më. Ne s’kemi qenë pijanecë, por naj gotë e kemi pirë. Kemi pirë edhe në Shqipëri. Kemi pirë edhe birra, kemi pirë edhe lëngje.” - tha Nura.