"S'ka pasë entuziazëm amerikan" - Ministrja Gërvalla ia “gjuan në lloç” Amerikës ndihmën për njohje - NACIONALE

"S'ka pasë entuziazëm amerikan" - Ministrja Gërvalla ia “gjuan në lloç” Amerikës ndihmën për njohje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme, ka dalë sot në konferencë për medie bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

Në konferencën për medie, vartësja e Kurtit bëri edhe një deklarim të çuditshëm. Duke komentuar deklaratat e ShBA-së, të cilët kanë theksuar se nuk do të lobojnë për njohjen e Kosovës, Gërvalla ka vlerësuar se nuk ka pasur entuziazëm as më herët për këtë çështje.

“Jemi përpjekur me të gjitha mënyrat tona, dhe do të vazhdojmë me këmbëngulje së bashku me partnerët tanë për të gjetur rrugët për të realizuar njohje të reja. Edhe ashtu s’ka pasur ndonjë entuziazëm se kushedi se çka, dhe nuk është habi që ky entuziazëm nuk do të jetë prezent as gjatë debateve dhe diskutimeve që i kemi gjatë këtyre ditëve.” - tha Gërvalla.

Për më shumë, ju ftojmë ta shikoni videon e përgatitur nga Nacinale:

Lajme të ngjashme