S’ka kuorum për ta votuar rezolutën e AAK-së për pagat e mësimdhënësve - NACIONALE

S’ka kuorum për ta votuar rezolutën e AAK-së për pagat e mësimdhënësve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar interpelanca e ministrit të Financave, Hekuran Murati në lidhje me pagesat e mësimdhënësve.

Megjithatë, rezoluta e prezantuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është votuar. Kjo pasi s’ka pasur kuorum.

Kuvendi ka shkuar në pauzë për një orë e gjysmë.

“S’ka kuorum për të vazhduar me votim. Kështu që bëjmë pauzë 1 orë e gjysmë”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Lajme të ngjashme