Situatë e qetë në tri komunat veriore
Në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok po mbizotëron situatë e qetë, ka njoftuar Policia e Kosovës e cila edhe me prezencë është në afërsi të ndërtesave komunale.
Veton Elshani nga Policia e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se situata në veri është stabile dhe se zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë afër ndërtesës së Komunës së Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. Ai që shtoi se nuk ka pasur asnjë incident gjatë natës.
Lulzim Hetemi, Kryetari i Leposaviqit si dhe Ilir Peci, Kryetar i Zveçanit, dolën madje edhe të shtunën nëpër zyret e tyre. Peci i tha dje Nacionales se kishte dalë në zyrë ngase kishte punë me drejtoritë e reja për të cilët po punonin.