Situata në veri, Majko: Shpresa është bërë e rrezikshme, vendimet e vështira janë afër
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar sërish për situatën e tensionuar në veri.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë shpresa është bërë e rrezikshme.
Sipas tij, vendimet e vështira janë afër.
“Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme. Vendimet e vështira janë afër. Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerzit që humb por me ata që shpëton”, ka shkruar Majko.