Situata në veri, ambasadori francez: Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas lumeve më bomba në veri të vendit.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se aktet e fundit janë të frikshme.
Diplomati francez ka bërë thirrje për dialog, duke thënë se kjo është e vetmja alternativë.
“Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese. Dialogu është rruga përpara”, ka shkruar Guerot.
The acts of intimidation are very concerning. Dialogue is the way forward. https://t.co/zDrl9qGvY4
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) December 7, 2022
Ndaj situatës në veri, sot ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Në një postim në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka thënë se tani nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të vetëpërmbahen”, ka shkruar ambasadori amerikan, duke dënuar aktet e dhunës.