Situata në pikëkalimet kufitare, pak pritje në Merdarë
Bashkatdhetarët që kanë ardhur në Kosovë për festat e fund vitit, tashmë po kthehen në vendet në të cilat ato punojnë e veprojnë.
Shumë nga ta në vendlindje kanë ardhur me vetura.
Por në pikëkalimet kufitare në Kosovë nuk ka kolona të gjata.
Në Merdare e tek Dheu i Bardhë pritjet janë pak më të ngarkuara.
Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Sipas raportit në pikë kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë pritja për të dalë nga Kosova është 20-30 minuta, ndërsa nuk raportohet për kolona.

Po ashtu sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se tek pikë kalimi kufitar në Merdar pritja për të dal nga Kosova është 20-30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është 150 metra.
Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.