Situata e tensionuar në veri: Peci i Zveçanit thotë se nuk do të dalë në zyrën e tij në komunë - NACIONALE

Situata e tensionuar në veri: Peci i Zveçanit thotë se nuk do të dalë në zyrën e tij në komunë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, për Klan Kosova ka bërë të ditur se nuk ka dalur në zyrën e tij në objektin e komunës.

Ai ka thënë se punën e ka nisur në zyrën e komuniteteve për shkak të situatës së tensionuar.

Kemi dalë në zyrën e komuniteteve në fshatin Lipë në komunën e Zveçanit. Nuk kemi dalë në zyrën qendrore për shkak të situatës.” – ka thënë ai.

Peci ka treguar se mosdalja në zyrën në objektin e komunës, ka ardhë si shkak i bisedimeve që ka pasur me KFOR-in dhe Policinë e Kosovës.

Në bisedime me KFOR-in e policinë kemi ardhur në përfundim që për shkak të situatës të vijmë këtu. Besoj që do të kthehemi në zyrën qendrore.” – ka thënë ai.

Kujtojmë se të hënën mbetën të lënduar 25 ushtarë të KFOR-it për shkak të dhunës së përdorur nga protestuesit serbë.

Lajme të ngjashme