Situata e sigurisë në vend e rrezikuar, Gërvalla gjen kohë të themelojë nëndegë të “Guxo”-s në një qytet në Gjermani - NACIONALE

Situata e sigurisë në vend e rrezikuar, Gërvalla gjen kohë të themelojë nëndegë të “Guxo”-s në një qytet në Gjermani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tash një javë vendi u gjet para një sulmi terrorist nga një formacion paramilitar dhe me një grumbullim masiv trupash ushstarake serbe përgjatë kufirit, por Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ka gjetur kohë për aventura partiake në Gjermani me partinë minoritare të saj “Guxo” ku ka themeluar një degë në Nagold.

Gërvallla shihet aty duke marrë pjesë me një numër të vogël njerëzish pavarësisht alarmeve të mëdha perëndimore se Serbia ka grumbulluar një numër të paprecedentë forcash përgjatë kufirit, ku madje edhe Departamenti amerikan i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë janë shprehur tejet të shqetësuara.

Lajme të ngjashme